Lajme

Berisha mbyll derën për bashkëpunim me Alibeajn

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka mbyllur përfundimisht derën bashkëpunimit me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratik, Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se me PD “ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama”.

“Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton. PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë.

PD del nga kjo betejë shumë më dinjitoze, largohen prej asaj ata që nuk duhej të ishin kurrë në këtë parti, për implikimet e tyre. Kjo është ndarja përfundimtare dhe e bën PD-në shumë më të besueshme. Ata që mund të kenë pasur dyshimin më të vogël te fjalët që kam thënë për ta, tani del si drita e diellit se janë të vërteta”, tha Berisha.

/Shqip.com