Lajme

Berisha: Marrëveshja Serbo- Ruse në New York, një kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Në margjinat e sesionit të 77-të OKB-së Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergey Lavrov arritën të nënshkruajnë një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme.

E lidhur më ketë marrëveshje ka ardhur edhe reagimi nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha është shprehur se marrëveshja midis Serbisë dhe Rusisë paraçet një kërcënim të ri për Ballkanin Perëndimor.

“Marrëveshja Serbo- Ruse në New York, një kërcënim i ri për Ballkanin Perëndimor. Ministri i Jashtëm i Putin, Sergei Lavrov pasi dështoi në udhëtimin e tij drejt Beogradit në fillim të qershorit të këtij viti, vizitë në të cilën, siç deklaroi vetë, do të shprehte mbështetjen për ‘Ballkanin e Hapur’, u takua dy ditë më parë në Selinë e OKB-së dhe firmosi me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Nikolla Selakoviç, ‘Marrëveshjen për Bashkëpunimin në politiken e jashtme’ midis Moskës dhe Beogradit”, ka shkruar Berisha.

Sipas Berishës, kjo marrëveshje dëshmon qartë dhe përfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogël dhe presidenti i saj Vuçiç është një Putin i vogël në Rajonin tonë.

“Marrëveshja e Beogradit me Moskën pas agresionit rus në zemër të Europës ndaj një vendi të lirë, Ukrainës, fakton se sa iluzive janë përpjekjet për të shkëputur Putinin e vogël të Serbisë nga Putini i Madh i Rusisë”, ka shtuar Berisha.

E arritjen e marrëveshjes Selakoviq është munduar ta arsyetojë.

Ai ka thënë se plani i konsultimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë është nënshkruar që nga viti 1996 dhe se është çështje teknike dhe se nuk ka politikë të sigurisë si temë e konsultimi/Shqip.com