Lajme

Berisha: Marrëveshja e shtetësisë do të jetë e para që do të firmosi me Qeverinë e Kosovës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se nëse do të vjen prapë në pushtet marrëveshja e parë që do të firmosë me Kosovën do të jetë marrëveshja e shtetësisë.

Në një bashkëbisedim me diasporën ai u shpreh se cilido shqiptar në të dy anët e kufirit do të ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dyshtetësi.

Gjithashtu, Berisha tha se nuk do të pranojë gjë tjetër ndaj Kosovës veçse trajtim të barabartë si dhe do të lobojë për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

“Shqipëria nuk do të pranojë kurrë trajtim tjetër ndaj Kosovës veçse si të një shteti të barabartë midis të barabartëve në Ballkan. Së dyti Shqipëria një nga marrëveshjet e para që do të firmos me qeverinë e Kosovës do të jetë marrëveshja e shtetësisë. Cilido shqiptar në të dy anët e kufirit do të ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dyshtetësi. Së treti me Kosovën do hiqet ajo që Edi Rama i ofron Serbisë”, ka thënë ai në Ora News.

Ai ka thënë se Shqipëria do të mbështesë Kosovën në denoncimin e Serbisë në OKB për gjenocid.

“Shqipëria do ti ofrojë Kosovës me përparësi të madhe do lobojë siç ka lobuar përpara për njohje të saj ndërkombëtare dhe do ta mbështesë Kosovën në denoncimin e Serbisë në Organizata Ndërkombëtare dhe në organizmat e OKB për gjenocidin ciklik serb në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndryshe, qytetarët me marrjen e shtetësisë shqiptare mund të lëvizin lirshëm në botë./SHQIP.com