Berisha: Kosova duhet të analizojë mirë situatën para se të marrë vendim për shërbim ushtarak të detyrueshëm

Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deklaroi se Kosova duhet të analizojë mirë situatën para se të marrë vendim lidhur me shërbimin ushtarak të detyrueshëm pasi që ushtria është bazë për buxhetin, përcjell Shqip.com.
Berisha tha se janë disa shtetete që edhe kanë hequr dorë nga shërbimi ushtarak i detyrueshëm e që janë pjesë e NATO-s.

“Nuk e kam parë, por mendoj se kjo don një analizë dhe një vendim më të hollësishëm sepse ushtria është bazë për buxhetin e Kosovës, por në anën tjetër ka shumë përparësi në edukimin e të rinjve për ushtrinë, për përdorimin e armëve për mbrojtjen dhe ka shumë shtete që e kanë shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe që janë pjesë e NATO-s. ka edhe prej atyre që e kanë ndërpre dhe më pas e kanë rikthyer prapë shërbimin ushtarak”, tha Berisha në T7.
Tutje, sipas tij, për këtë çështje duhet që të konsultohen ekspertët si dhe të shikohet se në cilën fazë të avancimit është Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Kjo varet nga sfidat dhe kërkimeve për siguri në përgjithësi. Kjo është çështje që e donë një analizë se s ai bënë ballë buxheti i Kosovës. Unë për fillim e theksova që kjo e don një analizë sepse duhet të merret parasysh se në çfarë faze është zhvillimi dhe avancimi i ushtrisë së Kosovës dhe a duhet ta ketë prioritet shërbimin ushtarak apo diçka tjetër. Ka shumë njerëz që mund të kontribuojnë në këtë drejtim që me e pas një analizë të mirëfillte dhe pastaj me dal me propozime konkrete”, deklaroi Berisha.
Ndryshe, paraditen e së martës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në raportim para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, tha se “Kosova është në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të parë mundësitë se në çfarë fazash mund të bëhet obligimi ushtarak në të ardhmen”./SHQIP.com