Lajme

Berisha: Jemi kthyer në opozitë të vërtetë

Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka mbledhur ditën e sotme Këshillin Kombëtar të PD-së në selinë blu, ndërsa ka deklaruar se në vitin e fundit PD është transformuar nga një opozitë të vërtetë të fuqishme nga një forcë politike që kishte qenë në letargji.

Berisha shtoi se ndaj PD-së “u përdor i gjithë potenciali kriminal i qeverisë më të lidhur me krimin në Evropë, u përdor mafia ndërkombëtare e Xhorxh Sorosit, të gjitha këto në funksion të një regjimi i cili ka vendosur monizmin e plotë në vend, të gjitha këto në funksion të një regjimi që ka vendosur praktika genocidale për qytetarët shqiptarë në kuptimin e kushteve të kalkulueshme që ata të largohen nga vendi”, shkruan BalkanWeb.

“Ne mblidhemi sot pas një viti përpjekjesh intensive , pas një viti në të cilën ne së bashku ia dolëm të transformojmë PD-në nga një forcë politike që kishte hyrë në një letargji në një opozitë të vërtetë e të fuqishme, në një opozitë e cila rivendosi në themelet e saj riktheu vlerat mbi të cilat ajo ishte themeluar. Ky ishte një vit i vështirë për PD-në, do ta quaja një vit të paprecedentë të një force politike. Kundër saj për ta mbajtur atë fasadë opozitë u përdorën të gjitha mjetet, u përdor gjithë potenciali korruptiv i qeverisë më të korruptuar në Evropë.

U përdor i gjithë potenciali kriminal i qeverisë më të lidhur me krimin në Evropë, u përdor mafia ndërkombëtare e Xhorxh Sorosit, të gjitha këto në funksion të një regjimi i cili ka vendosur monizmin e plotë në vend, të gjitha këto në funksion të një regjimi që ka vendosur praktika genocidale për qytetarët shqiptarë në kuptimin e kushteve të kalkulueshme që ata të largohen nga vendi.

Të gjitha këto duke përdorur çdo lloj të të gjitha pushteteve në mënyrë që forca jonë të mos ngrihej në këmbë, të mos ishte një forcë sovrane, të mos ishte një forcë qëndrimet e të cilës t’i përcaktonin bizneset e kryetarit me mafian shtetërore, qëllimet e të cilës t’i përcaktonin interesa korruptive, mafia e Sorosit, armik i egër i vlerave demokratike shqiptare. Rrallë ndonjëherë mund të ketë ndodhur që të jetë bërë një presion i tillë ndaj një force politike, gjithçka zhvillohej që kjo forcë të vendosej në kontrollin e plotë të qeverisë, të mafias qeveritare.

Kushdo tjetër të vendose përveç shqiptarëve, e kam fjalën për ata që i thonë vendit atdhe, që i thonë dinjitetit dinjitet dhe besojnë se me mundi ne tyre mund të ndërtohet e ardhmja në vend. Tani beteja nuk është më vetëm nesh dhe mafias shtetërore por betejë e ashpër ka shpërthyer mes klaneve mafioze të pushtetit.

Kemi përdorur vetëm votën e lirë të anëtarëve tanë si mjet, kjo betejë u kurorëzua me zgjedhjen për herë të parë të kandidatëve për qytetarë të parë të bashkive tona tërësisht nga anëtarësia dhe simpatizantët tanë. Sot të gjithë kandidatët tanë për Primare vijnë produkt i votës së anëtarësisë dhe simpatizantëve. Ata paraqiten me një dinjitet të madh, krahasoni rivalët e tyre si dalin nga shpella e mafies”, ka thënë ai.

/Shqip.com