Lajme

Berisha i përgjigjet Veliajt: Ty të ka zhdukur nga fushata Edi Rama

Erion Veliaj dhe Sali Berisha

Sali Berisha ka folur për fushatën elektorale të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke i kthyer edhe përgjigje ftesës së Erion Veliajt për debat publik.

“Ai të më falënderojë mua sepse e nxori Rama më në fund sepse i’a zhduku figurën fare. Nuk ka ndodhur kurrë që mos të jetë kandidati në billbordet e qytetit. Turpërohet nga fytyra e tij sepse del keq në polle.

Rama thotë gjithmonë ato që nuk beson vetë, por i ka hyrë lepuri thellë në bark. Rama e di që këto zgjedhje janë stacioni i fundit i tij. Debat me Veliajn? Ai ka kompleksin e Ramës dhe këtë e përdor. Zhvillohet një proces midis tyre. Ai e nxori Velinë sot pas sulmeve që i bëra unë. Ka kompleks. Ai e di, që po ikën”, tha Berisha.

Ai u pyet se si e shpjegon që kundërshtari i tij e ka të bazuar të gjithë fushatën kundër tij dhe Metës dhe jo ndaj kandidatëve për bashkitë.

“Ka një dallim esencial. Po ta analizosh me objektivitet fushatën, karakterizohet nga një frikë për vdekje politike e Edi Ramës ndaj Sali Berishës. Një tipar kardinal i zhvillimit në këto dy muaj, janë fakte që demonstrojnë frikën fatale të Edi Ramës ndaj Sali Berishës.

Rama shkeli çdo parim, për të asgjësuar Sali Berishën në letra dhe rregulla, vendime dhe i bëri këto, nuk u ndal. Ky njeri që sipas akteve që kreu, de juro e asgjësoi, ky njeri nga mëngjesi deri në darkë merret vetëm me Sali Berishës. Ai e ka ndërtuar këtë si i kapuri pas fijes së barit”, tha Berisha.

/Shqip.com