Kulturë Kino

Berisha homazhe për nder të aktorit Mirush Kabashi

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi homazhe sot për nder të aktorit të shquar Mirush Kabashi. Berisha tha për gazetarët se Kabashi la një trashëgimi mahnitëse për breza dhe Apologjia e Sokratit, shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare.

“Erdha për të shprehur mirënjohjen tonë dhe admirimin e pakufishëm, gjeniun e skenës, filmit dhe teatrit, Mirush Kabashi. Për Mirushin, ka gjithnjë celebrim të asaj trashëgimie që ky lë për ne dhe brezat që vijnë. Ai vërtetë që ndahet, por ndahet duke lënë një trashëgimi mahnitëse. Ai ishte mbret në skenë, askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij në personazhet që mori përsipër”, tha ai.

Ai u largua si Sokrat i kësaj kohe, në sensin që me apologjinë e Sokratit shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare. Ngushëllimet më të ndjera familjes. Respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Mirush Kabashit”, tha Berisha.

/Shqip.com