Lajme

Berisha flet për përgjim nga SHBA: Më ka përgjuar Barack Obama

Kreu i PD-së, Sali Berisha
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se është përgjuar, gjatë kohës që ka qenë kryeministër, nga presidenti i SHBA-së Barack Obama.

Berisha u shpreh se në listat e publikuara gjendej edhe emri i tij, njëkohësisht se ata nuk kanë zbuluar asgjë sepse ka qenë gjithçka në rregull.

“Edhe unë jam përgjuar nga SHBA. Telefoni im është përgjuar nga Barack Obama. Ka dalë lista. Në listat që u publikuan, nga kryeministrat e përgjuar, ishte edhe emri Sali Berishës. Unë po them pozicionin, prandaj i thoja që ju s’keni asnjë fakt mbi tokë”, u shpreh drejtuesi i PD-së .

Ai deklaroi se lobimi në Shtetet e Bashkuara është proces ligjor por të drejtën për të ta bërë nuk e kanë punonjësit federalë të administratës, raporton Top Chanel.

Gjatë vitit 2021, Berisha dhe familja e tij ishin shpallur non-grata nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

/Shqip.com