Lajme

Berisha flet për Deharin- Revoltohet LVV, Haxhiu: Marre t’koftë, mbylle gojën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka folur lidhur me rastin e Astrit Deharit me ç’rast ka bërë që të reagoj ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Berisha tha se rastin e Deharit, Qeveria dhe LVV e ka përdorur për kauza politike.

“Këto ditë u riaktualizua rasti i Astrit Deharit. Zakonisht këto raste, LVV dhe Qeveria i ka përdorë dhe i përdorë për qëllime politikë, kjo tashmë  është evidente. As pas ekspertizës së institucioneve zvicerane nuk ka ndonjë epilogë, vendim gjyqësor çka vë në dyshim se kemi ndërhyrje direket të politikës dhe Qeverisë në zbardhjen e këtij rasti. Interesi i partisë në pushtet është që ky rast të moszbardhet”, tha Berisha.

Berisha tha se janë dy parakushte për zbardhjen e rastit të Deharit.

“Janë dy parakushte për me e zbardhë vrasjen apo vetëvrasjen e Astrit Deharit. Parakushti i parë është zbardhja e sulmeve terroriste në institucione kurse, parakushti i dytë është zbardhja e rastit të Arbnorit dhe cilat ishin motivet që e shtynë në vetëvrasje”.

Lidhur me këto deklarata Haxhiu është revoltuar duke goditur tavolinën dhe duku i thënë deputetit “Marre të koftë, mbylle gojën”.

“Indikative mbetet po ashtu edhe emërimi i rrugëve me emrin e vëllezërve Dehari dhe unë pyes se cili është roli i tyre. A e bëtë këtë për heshtjen e  familjes duke tentuar t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi vjedhja e mostrave dhe ministrja që po rreh tash tavolinës akuzon opozitën. Mua më vie keq se këtë duhet ta flas para bacës Avni por e di që Dehari ishte kundër këtyre marrëveshjeve që i keni nënshkru dhe kundër tradhtisë që po bëni”, përfundoi Berisha.

Vlen të theksohet se ndaj deklaratave të Berishës edhe deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje kanë goditur tavolinat ku kanë qenë ulur.

/Shqip.com