Sport Shqiptar

Berisha dhe Rugova basketbollistët me më së shumti paraqitje për Kosovën

Kosova në Prishtinë pret Norvegjinë në kuadër të rrethit të parë parakualifikues për Eurobasket 2025.

Dardanët deri më tani kanë zhvilluar 32 ndeshje në garat zyrtare ndërkombëtare, duke mos përfshirë takimet miqësore.

Dardan Berisha dhe Fisnik Rugova janë basketbollistët me më shumë paraqitje për Kosovën, me nga 29 paraqitje, duke munguar vetëm në tri ndeshje zyrtare.

Si Berisha, ashtu edhe Rugova, janë pjesë e Kosovës nga fillimi, kur nisi rrugëtimi në garat evropiane, në kualifikimet për Eurobasket 2017.

Dardani dhe Fisi luajtën nga gjashtë ndeshje në këto kualifikime nga gjashtë të mundshmet.

Në parakualifikimet për Botëror 2019, luajtën nga katër takime, në kualifikimet për Botëror, Berisha luajti në pesë përballje, kurse Rugova në katër.

Në parakualifikimet për Evropianin 2021, basketbollisti pejan zhvilloi tetë sfida, kurse ai prishtinas shtatë.

Në parakualifikimet për Botëror 2023, Dardan Berisha luajti në katër ndeshje, kurse Fisnik Rugova në gjashtë, derisa në sfidat e fundit parakualifikuese për Eurobasket 2025, të dy lojtarët kanë qenë të rregullt në grumbullime me Kosovën, ndërsa të dy basketbollistët janë ftuar për ndeshjen me Norvegjinë.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 19:00./Shqip.com