Lajme

Berisha del t’i qetësojë veteranët: Nuk do të lejojmë që të kalojë ky ligj

Deputeti i PDK-Së, Hysen Berisha

Protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka eskaluar, pasi ata kanë tentuar me forcë që të hynë brenda në Kuvend.

Për t’i qetësuar ata ka dalur deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Hysen Berisha, i cili ka thënë së nuk do të lejojnë që të kalojë ligji për pagë minimale ashtu siç janë duke kërkuar ata.

“Na nuk jemi pak, jemi shumë, jemi ne që e kemi bo luftën që e kem bo këtë shtet, ju keni të drejtë në çdo gjë por një gjë duhet ta dini, se këto institucione, këto pemë, këta policë që janë detyruar me mbrojt institucionet janë vëllezërit tone”.

Ai ka kërkuar nga veteranët që të mos dëmtohet asgjë.

“Ne duhet t’i mbrojmë, mos gaboni të dëmtoni asnjë pemë që, asnjë gjë që është përreth. Mos dëmtoni policinë, mbani protestë dinjitoze, prandaj mos dëmtoni asgjë”.

Ndryshe, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku në protestën e organizuar sot, tha se pushteti aktual po dëshiron ti largojë veteranët nga paga minimale.

“Ky pushtet po dëshiron që ti heq veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale. Deputetët duhet t’ju shërbejnë interesave të atyre që i sollën në ulëse të kuvendit, e jo interesave të politikës ditore”, u shpreh Klinaku./SHQIP.com