Sport Shqiptar

Berisha bëhet çështje në Torino, sherr me trajnerin Juric

Afati kalimtar është mbyllur dhe Etrit Berisha është shndërruar në një çështje te Torino. Sipas mediave pranë klubit “granata”, gardiani kuqezi ka debatuar ashpër me trajnerin Ivan Juric dhe prej javësh është lënë jashtë grupit.

Shkak është bërë mungesa e aktivizimit, pasi portieri shqiptar nuk ka luajtur as në Kupën e Italisë, garë e  rezervuar kryesisht për portierët e dytë.

Pas krisjes së raporteve, Berisha është lënë jashtë grupit, ndërsa drejtuesit provuan t’i gjejnë një tjetër sistemim në janar, por nuk ia dolën.

Shkak u bë paga e lartë e Berishës, që përfiton rreth 800 mijë euro në sezon, shifër që në janar nuk e ofroi asnjë klub tjetër, ndaj palët janë të detyruara të bashkëjetojnë deri në fund të sezonit.

/Shqip.com