Sport Ndërkombëtar

Berisha asiston në fitoren e Augsburgut

Augsburg arriti të mposht Werder Bremenin të premten në Bundesliga.

Një fitore minimale i mjaftoi mysafirëve të marrin tri pikë të plota.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ermedin Demirovic, të cilin e asistoi Mërgim Berisha.

Në fund të ndeshjes pati një dramë të vërtet, pasi tifozët u vërsulën drejt fushës.

Në minutat shtesë, teksa Augsbug po fitonte, Werder Bremen pati mundësi ta barazonte rezultatin, por  Rafał Gikiewicz ishte i pakalueshëm.

Pasuan festimet ngazëllyese të Gikiewicz, që nuk u pëlqyen shumë nga tifozët vendas pas golit, të cilin 34-vjeçari vendosi ta provokojë me disa gjeste me duar.

Tifozët shiheshin duke u hedhur poshtë nga tribuna dhe duke vrapuar drejt tabelave të reklamave, pothuajse duke hyrë në fushën e lojës.

Lojtarët nga të dyja palët duhej të qetësonin turmën teksa gjyqtari dha një karton të verdhë për Gikiewicz./Shqip.com