Lajme

Berisha: Arrestimi im u bë për inate personale dhe pas kritikave ndaj Haxhiut

Avokati, Besnik Berisha
Avokati, Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha në një konferencë të thirrur me gazetarë ka deklaruar se “nuk ka kryer asnjë krim”. Ai u shpreh se arrestimi i tij ka qenë veprim skandaloz dhe arbitrar dhe sipas tij, kjo është bë për shkak të inateve personale dhe kritikave që i ka ai ndaj prokurorit të rastit dhe ministres Haxhiu.

Avokati Berisha tha se prona e tij u pushtua nga dhjetëra zyrtarë të policisë në krye me prokurorin.

“Një prej arrestimeve më skandaloze, veprimeve më arbitare që i ka ndodh një avokati të Republikës së Kosovës”, e komentoi Berisha arrestimin e tij.

Ai tha se është persekutuar nga pushteti.

“Një i persekutuar nga pushteti, i arrestuar në mënyrë arbitare që i ka dhënë besën vetës që nuk do të ndalem asnjë ditë të vetme për të shpërfaq në publik skandalet e këtij pushteti dhe atyre që vijnë”, tha ai në konferencën e thirrur vetë.

“Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim, është sanksionuar që e ka goditë pushtetin në Klan Kosova”, u shpreh ai.

Sipas Berishës, prokurori i rastit ka pësuar debakël nga ai në rastet e klientëve të cilët i mbron.

Sipas tij, prokurori ka manipuluar me prova.

“Prokurori nuk kishte autorizime për t’më arrestuar mua, prokurori ka manipuluar me prova”, u shpreh ai.

Unë kam kërkuar të përballem me provat, prokurori u arsyetua se nuk i ka me vete”, tha ai se kjo ndodhi ditën kur ndodhi arrestimi.

“Unë ja kam përmend urdhërat nga pushteti, i kam thënë unë jam arrestu për shkak të fjalës sime në televizion… Prokurorit ja kam bo me dije që unë marrë veprime të ligjshme…Unë e kuptova që jam para tij për shkak të inateve personale, kritikave të mia publike për ministren për prokurorin”, u shpreh ai ndër të tjera.

/Shqip.com