Lajme

Berisha: Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiq

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Nga foltorja e parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se “afera e Portit të Durrësit është afera e Rama-Vuçiq”.

Gjatë fjalës së tij,  Berisha ka akuzuar Ramën se sipas tij ai po shkatërron portin mijëravjeçar të Durrësit.

“Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 për qind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre.

Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiqit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiqit.

Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën. Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Evropë.

I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat e Vuçiq, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar. Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi.

Dubai i Ramës në Durrës është megaafera më e madhe sot në Evropë, e njeriu që i shkatërron  portin mijëravjeçar. Kjo është e vërteta. Flamuri i tij është Serbia, atdheu i tij është Beogradi”, ka thënë Berisha.

/Shqip.com