Lajme

Beqa për pozitën: Keni nevojë për diagnoza psikiatrike, jeni analfabetë funksional

Hajdar Beqa - Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës
Hajdar Beqa - Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ju është drejtuar pozitës duke ju thënë se kanë nevojë për diagnoza psikiatrike.

Në Komisionin për Buxhet të Financave, Beqa është përplasur me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Mirlinda Tishukaj-Sadiku duke ju thënë edhe analfabetë funksional.

“Përveç se jeni të padijshëm duhet me lexu e për zoten jeni analfabetë funksional, marre duhet me ju ardhë ku e keni pru vendin, ku e keni pru popullin me një mashtrues të vogël si ministri Murati që nuk ka ardhë sot e me atë kryemashtruesin që e nxitë. Ju më shumë jeni me shku në psikiatri se sa më ardh me e qeverisë vendin. Për zoten me shku në psikiatri nuk ju lëshojnë prej spitali. Keni nevojë për diagnoza psikiatrike dhe jo me menaxhu, me sjelljen që po e bëni”, tha Beqa.

Tutje, Beqa tha se Qeveria ka paguar mijëra euro punëtorëve të komunitetit serb që nuk kanë shkuar asnjë ditë në punë.

Përplasja ka nisur për shkak të mungesës së ministrit të Ministrisë së Financave, Hekuran Muratit në mbledhjen e Komisionit për Buxhet të Financave.

Opozita e quajti si joserioze mungesën e Muratit ku do të duhej të raportonte para komisionit.

Në mbledhje në rend dite ishte shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021, i cili u shtye për një javë./Shqip.com

/Shqip.com