Sport Ndërkombëtar

Benzema: “Topi i Artë” ka qenë gjithmonë në kokën time

Futbollisti i Real Madridit, i cili së fundmi fitoi Topin e Artë , ka folur për ëndrrën e tij.

Benzema ka thënë se fitimi i Topit të Artë ka qenë qëllimi i tij që nga fillimi.

“Që fëmijë ka qenë një nga synimet dhe ëndrrat e mia të mëdha. Nuk ishte diçka që e mendoja çdo ditë, mos mendoni se shkova në stërvitje sepse doja të fitoja Topin e Artë. Por ka qenë gjithmonë në kokën time, që kur isha fëmijë. Unë u rrita me gjeneratën që formuan Zizou dhe Ronaldo nga Brazili. Ata fituan Topin e Artë. Dhe kështu ishte, unë Mësova ta dua futbollin duke i parë. Për mua është një ëndërr”, tha ai.

Benzema ngriti “Ballon d’Or” në Parisë, duke u bërë lojtari i parë francez që e fiton këtë trofe që nga Zinedine Zidane në 1998.

/Shqip.com