Sport Ndërkombëtar

Benzema përjashtohet nga ekipi arab

Karim Benzema, nuk është shfaqur në stërvitje për klubin arab Al-Ittihad dhe për këtë arsye trajneri Marselo Gallardo e ka përjashtuar atë nga udhëtimi në Dubai këtë fundjavë.

Këto zhvillime ka ndodhur pasi siç raportohet Benzema ka mbetur tejet i frustruar para zhvillimit të një ndeshje në Ligën Saudite më datë 30 dhjetor sipas mediumit lokal “Al-Riyadiya”.

Gazeta spanjolle “MARCA” raporton se Benzema “nuk është shfaqur për rifillimin e sezonit tek Al-Ittihad dhe sipas urdhrit të trajnerit, ai nuk do të paraqitet në turneun që ekipi do ta luajë në Dubai”.

Benzema duhej që të paraqitej në qendrën stërvitore të ekipit, por ai nuk e ka bërë këtë sipas asaj që shton raporti i “MARCA”-s, transmetuar nga burimet arabe.

Kjo ka shtyrë Gallardon që të marrë vendim për lënien në shtëpi të Benzemas, teksa ekipi do të udhëtojë në drejtim të Dubait.

Që prej transferimit ‘shokues’ nga Real Madridi në Lindjen e Mesme, Benzema nuk ka arritur që të impresionojë me paraqitjet e tij.

Madje, ka pasur raportime se tifozët dhe zyrtarët e klubit nuk janë ndarë aspak të kënaqur me paraqitjet e 36-vjeçarit në ndeshjet e mëdha këtë sezon.

/Shqip.com