Sport Ndërkombëtar

Benzema me prezantim madhështor para 60 mijë tifozëve (VIDEO)

Karim Benzema përjetoi një pritje madhështore nga gati 60 mijë tifozë që mbushën “King Abdullah Sport City Stadium”, gjatë prezantimit të tij të shumëpritur nga Al Ittihad.

Sulmuesi francez u shfaq në fushë me miqtë e ekipit të tij të ri, ku më pas mori “Topin e Artë” dhe bëri një deklaratë.

Ai u transferua te skuadra arabe pas një karriere të bujshme prej 14 vjetësh te Real Madridi, duke fituar gjithçka që mund të fitohet në futboll, përfshirë edhe “Topin e Artë”.

/Shqip.com