Sport Ndërkombëtar

Benzema drejt largimit, Reali e ka gjetur pasuesin e tij

Real Madrid po diskuton një lëvizje të mundshme për të firmosur me anëtarin e Chelseas, Kai Havertz, ndërsa përgatiten për vendimin e Karim Benzemas për të ardhmen e tij.

Sulmuesi francez është në llupën e sauditëve ku pretendohet se i kanë ofruar 200 milionë euro në sezon për të firmosur.

Havertz nuk ka shënuar aq gola sa Benzema, por shihet se ka një profil të ngjashëm me francezin. Sipas “Marca”, edhe Richarlison i Tottenham shihet si zëvendësuesi i mundshëm i fituesit të “Topit të Artë”, Karim Benzema.

/Shqip.com