Sport Ndërkombëtar

Benzema dhe Vinicius shpallen më të mirët për këto kategori nga UEFA

Vinicius dhe Benzema

Të shtunën e kaluar iu shtua edhe një medalje e artë në kabinetin e tij.

Karim Benzema u shpall fitues i kompeticionit më prestigjioz për klube me Real Madridin për edicionin 2021/22.

Sulmuesi francez ishte më meritori në sigurimin e trofeut të 14 të Ligës së Kampionëve ëpr “Los Blancos”.

Ai është përzgjedhur nga UEFA si lojtari më i mirë i sezonit për edicionin 2021/22 në këtë kompeticion.

34 vjeçari e mbylli një edicion tejet impresiv në të gjitha garat, derisa tani është favorit për ta fituar edhe Topin e Artë.

Benzema arriti që në 12 paraqitje të shënojë 15 gola dhe një asistim në UCL.

UEFA po ashtu ka ndarë edhe çmimin e lojtarit më të mirë të talentuar për këtë edicion.

Ky çmim shkon për Vinicius Junior, që po ashtu kishte një edicion të mrekullueshëm me kryeqytetasit e Spanjës.

Në 13 ndeshje, sulmuesi i talentuar brazilian ia doli të shënonte katër gola dhe të bënte gjashtë asistime.

Ai madje shënoi golin, që ishte i vetmi në ndeshje, në finale kundër Liverpool-it të Jurgen Klopp, pas një asistimi nga Fede Valverde.

Të dy janë po ashty kampionë të La Ligas në sezonin që lamë pas. /Shqip.com