Sport Ndërkombëtar

Benzema, Courtois apo De Bruyne?

Treshja e nominuar

Karim Benzema, Thibaut Courtois dhe Kevin de Bruyne janë tre futbollistët e nominuar për “Lojtari më i mirë i vitit 2021/22” – që ndahet nga UEFA.

Dy të parët e mbyllën sezonën me nga dy trofe, La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, i treti ishte kampion i Premierligës.

Favorit në letër për ta fituar këtë çmim është Benzema – sepse në La Liga shënoi 27 gola dhe asistoi 12-të here, teksa në Ligën e Kampionëve ishte autor i 15-të golave – në 12-të ndeshje.

Pjesa tjetër e top 15 lojtarëve
4 Robert Leëandoëski (Bayern, tani Barcelona dhe Polonia) – 54 pikë
5 Luka Modrić (Real Madrid dhe Kroaci) – 52 pikë
6 Sadio Mané (Liverpool, tani Bayern & Senegal) – 51 pikë
7 Mohamed Salah (Liverpool dhe Egjipt) – 46 pikë
8 Kylian Mbappé (Paris dhe Francë) – 25 pikë
9 Vinícius Junior (Real Madrid dhe Brazil) – 21 pikë
10 Virgil van Dijk (Liverpool & Holandë) – 19 pikë
11 Bernardo Silva (Manchester City & Portugali) – 7 pikë
12 Filip Kostić (Eintracht Frankfurt & Serbi) – 7 pikë
13 Lorenzo Pellegrini (Roma & Itali) – 5 pikë
14 Trent Alexander-Arnold (Liverpool & Angli) – 2 pikë
15 Fabinho (Liverpool & Brazil) – 1 pikë