Sport Ndërkombëtar

Benjamin Mendy akuzohet edhe për dy përdhunime

Benjamin Mendy

Benjamnin Mendy po vazhdon të ketë probleme me ligjin.

Mbrojtësi i Manchester City-t është akuzuar për dy raste përdhunimi, shkruan Shqip.com.

Ai është thirrur të paraqitet në Gjykatën e “Magistrates’, të mërkuren.

Por, kjo nuk është hera e parë që po përballet me diçka të tillë.

Futbollisti francez, i cili është në paraburgim – tashmë po përballet me gjthsej gjashtë akuza për përdhunim.

Këto akuza janë bërë ndërmjet tetorit të vitit 2020 dhe gushtit të vitit 2021, ndërsa personat ankues kanë qenë mbi moshën 16 vjeçare.

Ndërsa, Manchester City e kishte pezulluar Mendy-n, për një kohë të pacaktuar.

Në anën tjetër edhe FIFA ka vendosur që ta largojnë atë nga edicioni “FIFA 2022” i videolojës, derisa të merret një vendim për të.

Benjamin, në të kaluarën kishte luajtur në Monaco, kurse që nga viti 2017 është pjesë e Manchester City-t./Shqip.com