Sport Shqiptar

Benjamin Kololli prezantohet si lojtar i ri i klubit japonez, Shimizu S-Pulse

Benjamin Kololli

Klubi japonez, Shimizu S-Pulse edhe zyrtarisht ka konfirmuar transferimin e lojtarit të Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, shkruan Shqip.com

Para disa ditësh u bë e ditur se Kololli ka arritur marrëveshje me klubin japonez, derisa gjatë së premtes u zyrtarizua transferimi i tij.

Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjeteve sociale.

“Jemi të kënaqur t’iu informojmë se Benjamin Kololli ka vendosur të bashkohet më një transferim të plot”.

“Përveç kësaj, Kololli është planifikuar të hyjë në Japoni sot me 23 korrik dhe do të bashkohet me ekipin pas një periudhe karantine prej 14 ditësh, e cila menaxhohet kolektivisht nga J League”, shkruhet në njoftim.

Raportohet se Kololli ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin japonez, derisa së fundi ishte pjesë e skuadrës zvicrane, FC Zurich./Shqip.com