Sport Shqiptar

Benjamin Kololli nënshkruan me këtë ekip

Benjamin Kololli

Pasi zyrtarizoi largimin e tij nga skuadra e Zyrihut, Benjamin Kololloi do të vazhdojë aventurën e tij jashtë Evropës, shkruan Shqip.com.

Ai është transferuar te skuadra japoneze në divizonin e parë, Shimizu S-Pulse.

Lajmin për transferimin e tij e ka bërë të ditur gazetari sportive zvicran, Daniel Romano.

29-vjeçari filloi karrierën e tij futbollistike në FC Sion.

Që atëherë ka luajtur për ekipe si: Le Mont LS, FC Biel, BSC Young Boys, FC Lausanne-Sport dhe së fundmi ishte pjesë e FC Zurich./Shqip.com