Sport Ndërkombëtar

Benitez rikthehet në La Liga  

Rafa Benitez është shumë pranë rikthimit në La Liga dhe marrjen e drejtimit teknik të Celta Vigo, siç raporton The Athletic.

Trajneri spanjoll ka refuzuar ofertat nga Arabia Saudite, ndërsa ka injoruar edhe interesimin e klubeve angleze (Leicester, West Ham), për t’u kthyer në vendlindje dhe për të marrë drejtimin e Celta Vigo.

Klubi i Celta Vigo prej disa ditësh është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Carlos Carvalhal u largua nga bankina e tyre, pas një sezoni të vështirë ku mbijetesa u sigurua vetëm në ndeshjet e fundit.

/Shqip.com