Beniada tregon rrugëtimin e vështirë të jetës së saj
Një nga personazhet më pozitive dhe të dashura për publikun mbrëmë ka treguar rrugëtimin e saj.
Behët fjalë për modelën, Beniada e cila ka treguar se jeta e saj ka qenë më shumë vuajtje dhe sakrifica.
Ajo ka treguar për vendimin e vështirë të prindërve të saj dhe për vështirësitë e mëdha social-psikologjike që pasuan pas këtij ndryshimi.
‘’Të gjithë emigruan dhe kështu vendosën edhe prindërit e mi. Kemi jetuar për disa ditë poshtë një peme. Ishte shumë e vështirë të siguronim para dhe unë nuk kisha as kukulla dhe as rroba të vishja. Babi nisi punë në një restorant dhe merrte ushqimet që ngelnin për të na ushqyer ne. Kukulla për herë të parë mora nga kisha’’,- tha ajo mes lotëve.
Ajo mes të tjerave ka treguar edhe historia e saj rreth tumorin në gji.
Beniada sqaroi se e kishte shumë të vështirë ti tregonte mamasë së saj rreth sëmundjes së saj.
Gjithashtu Beniada nuk nguroi që të ndalej edhe tek vështirësia për t’ja dalë në botën e komplikuar të modelingut.
Ajo mbrëmë në Big Brother është surprizuar nga nëna dhe vëllai i saj./SHQIP.com