Rozë

Beniada Nishani tregon nëse i ka marrë paratë e ‘Big Brother Vip’ dhe çfarë do blejë me to

Beniada Nishani është një nga finalistet e Big Brother Albania-ku u shpërblye me 10 mijë euro.

Ajo së fundi e ftuar në  “Why Not” në RTV Ora, ka folur për kohën sa ishte në këtë spektakël dhe planet tashmë jashtë saj.

E pyetur nëse i ka marrë paratë që fitoi nga spektakli, Beniada tregoi se kanë qenë shumë korrekt dhe ato para nuk i ka harxhuar të gjitha.

“I mora, i mora. Patjetër. Shumë korrekt. Nuk i kam harxhuar të gjitha se jam dhe pak gjirokastrite dhe do të blej një makinë, pastaj avash, avash shikojmë”, tha Beniada.

Ndryshe, ajo ka treguar se tashmë është në një lidhje të re.

/Shqip.com