Rozë

Beniada Nishani bën publike lidhjen e dashurisë: Është një djalë simpatik

Beniada Nishani

Beniada Nishani është një ndër emrat më të komentuar në media.

Ajo për publikun shqiptarë u bë e njohur për pjesëmarrjen në Big Brother – pasi ajo jetonte dhe vepronte në Itali.

Së fundi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “E diell”, ku ka zbuluar edhe një detaje për jetën e saj private.

“Ke gjetur një djalë simpatik?”, pyeti një fëmijë kureshtar, ndërsa Beniada u detyrua të përgjigjej.

“Është një djalë simpatik po vetëm simpatik kaq. Nuk mund të them që është as italian as shqiptar pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar. Boll tani”, tha Beniada.

Ndërkohë, pak kohë më parë Edi Manushi zbuloi se modelja është e lidhur me një avokat në Itali, por ajo nuk konfirmoi asgjë./SHQIP.com