Sport Ndërkombëtar

Benfica shënon fitore të madhe në Ligën e Kampionëve

FOTO: UEFA
FOTO: UEFA

Benfica ka marrë fitore të madhe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Gjiganti portugez të mërkurën në mbrëmje fitoi në udhëtim te belgët e Club Bruggeit me rezultatin 2:0. Të dyja golat skuadra mysafire i shënoi në pjesën e dytë.

Joao Mario në minutën e 51-të ishte i saktë nga penalltia për 1:0, ndërsa David Neres vendosi rezultatin final të takimit, me golin e minutës së 88-të.

Vendësve në fundin e pjesës së parë iu anulua një gol i Denis Odoit për pozitë jashtë loje.

/Shqip.com