Sport Ndërkombëtar

Benfica – nuk është njoftuar ende me humbje

Benfica

Gjashtë është numri i ndeshjeve që Benfica ka zhvilluar në elitën e futbollit portugez.

I njëjtë është edhe numri i fitoreve.

Skuadra nga Roger Schmidt – ka arkëtuar 18-të pikë – dhe prin në elitën e futbollit portugez.

Se gjithçka po funsksion mirë të kjo skuadër e tregon edhe golaverazhi: 14-të gola të shënuar – vetëm tre të pranuar.

Formë të lartë – nuk ka treguar vetëm në “shtëpi”, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Nga dy ndeshje të zhvilluara – Benfica ka po aq fitore – dhe ka grumbulluar gjashtë pikë në grupin H.

Por, “teste të vërteta” priten të jenë ndeshjet ndaj Paris Saint Germain – që konsiderohet si favorit i grupit.

Sa i përket formës individuale – më të dalluarit deri më tani kanë qenë Joao Mario de Gonçalo Ramos.

Mario është autor i pesë golave – kurse Gonçalo ka shënuar katër.

Benfica – paraqitje të mira kishte zhvilluar edhe në sezonin e kaluar – pasi e kishte mposhtur Barcelonën me rezultat 3-0 në fazën e grupeve./Shqip.com