Bendi fashist serb “Riblja Corba” do mbajë koncert në Kosovë

Bendi serb “Riblja Corba” do të performojë të enjten në Leposaviq.
Rock Festi ku do të performojë bendi serb është organizuar nga Komuna e Leposaviqit dhe Qendra Kulturore Sava Decanac, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Informacionit të Republikës së Serbisë.
Ai do të mbahet duke filluar nga ora 20:00 para ndërtesës së Komunës së Leposaviqit.
Ky bend njihet për qëndrimet kundër shqiptarëve. Madje, në disa prej këngëve të tyre përqeshet shteti i Kosovës dhe politikanët kosovarë.
Themeluesi dhe vokalisti kryesor i bendit, Bora Gjorgjeviç, në vitin 2013 e kishte quajtur Kosovën “shtet i trilluar”.
“Zgjedhjet që po mbahen atje në thelb e legalizojnë shtetin e Kosovës. Ai shtet nuk ekziston, ai shtet është i trilluar. Nuk përzihem në punët e atjeshme sepse unë nuk jetoj në Kosovë. Qëndrimi i partisë sime është i drejtë nuk duhet të dilet në këto zgjedhje sepse kështu legalizohet shteti i shqiptarëve”, ishte shprehur ai.
Ndryshe, një tjetër këngëtar serb pritet të performojë në Festivalin e Birrës në Korçë më 22 gusht.
Bëhet fjalë për Goran Bregoviq, ardhja e të cilit ka ngjallur reagime të shumta. Disa nga këngëtarët shqiptarë, si Capital T, Dafina Zeqiri e Shemi nga grupi “Ilirët”, të cilët ishin të ftuar për të performuar në këtë festival, kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre./SHQIP.com