Sport Ndërkombëtar

Belotti vazhdon me Romën: Krenar që jam pjesë e këtij klubi

Italiani Andrea Belotti ka rinovuar kontratën me Romën.

Sulmuesi italian verën e kaluar iu bashkua Romës nga Torino, derisa ka rinovuar kontratën e re të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Belotti duke folur për mediet italiane, ka thënë se ndihet i lumtur që do të vesh fanellën e ‘romakëve’ edhe për dy sezone.

“Rinovimi deri në vitin 2025 është një emocion i madh për mua. Që në momentin e parë që vendosa këmbën në Trigoria e kuptova rëndësinë e këtij ekipi, të këtyre njerëzve, të këtij qyteti. Diçka që mund të perceptosh vetëm kur je 100% brenda, diçka kaq e rëndësishme dhe  jam krenar që jam pjesë e këtij klubi”, ka thënë Belotti.

/Shqip.com