Sport Ndërkombëtar

Belotti i bashkohet Romës

Andrea Belotti

Andrea Belotti ka ndërruar skuadër, por nuk është larguar nga Serie A.

Sulmuesi italian është bërë pjesë e Romës – si transfer i lirë.

Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi – në llogarinë zyrtare në Twitter.

https://twitter.com/ASRomaEN/status/1563904370344951810?s=20&t=tbXBqPz81yzOBRHxmTwjPw

Fakti që ka luajtur gati një dekadë në Torino  – e bën edhe më të favorshëm transferimin në skuadrën e udhëhequr nga Jose Mourinho – sepse e njeh mirë futbollin italian.

Sezonin e fundit – ai e mbylli me tetë gola dhe një asistim në 22 ndeshje të zhvilluara.

Ndërsa, formën më të lartë në karrierë e pati në kampionatin 2016-17 kur e tundi rrjetën 26 herë dhe regjistroi shtatë asistime në Serie A. /Shqip.com