Belotti i bashkohet Romës
Publikuar:
(28.08.2022 17:05:52)

Andrea Belotti ka ndërruar skuadër, por nuk është larguar nga Serie A.
Sulmuesi italian është bërë pjesë e Romës – si transfer i lirë.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi – në llogarinë zyrtare në Twitter.
Fakti që ka luajtur gati një dekadë në Torino – e bën edhe më të favorshëm transferimin në skuadrën e udhëhequr nga Jose Mourinho – sepse e njeh mirë futbollin italian.
Sezonin e fundit – ai e mbylli me tetë gola dhe një asistim në 22 ndeshje të zhvilluara.
Ndërsa, formën më të lartë në karrierë e pati në kampionatin 2016-17 kur e tundi rrjetën 26 herë dhe regjistroi shtatë asistime në Serie A. /Shqip.com