Sport Ndërkombëtar

Belotti ende pa skuadër

Andrea Belotti

Torino nuk e lëshonte Andrea Belottin – njëherë e një kohë as për 80 mlionë euro.

Drejtuesit e skudrës italiane insistonin që vlera e tij është me dy zero prapa.

Por, tashmë në vitin 2022 sulmuesi italian është larguar me parametra zero.

Në moshën 28 vjeçare – pas shtatë viteve qëndrim në Torino – ai do të provojë një aventurë të re.

Milani është ekipin që interesim të madh për të ka shprehur tash e sa vite, por nuk ka diçka zyrtare.

Fakti që është i lirë po josh shumë skuadra edhe jashtë Italisë, teksa futbollisti nuk ka vendosur ende.

Sezonin e fundit – ai e mbylli me tetë gola dhe një asistim në 22 ndeshje të zhvilluara.

Ndërsa, formën më të lartë në karrierë e pati në kampionatin 2016-17 kur e tundi rrjetën 26 herë dhe bëri shtatë asistime në Serie A. /Shqip.com