Bellingham me akuza të rënda ndaj referit, Felix Zwayer

Përballja ndërmjet Dortmundit dhe Bayernit, solli shumë emocione, pesë gola, teksa pikët e plota u rrëmbyen nga bavarezët.
Debati për këtë lojë nuk ka mbaruar në fushën e gjelbër për disa futbollstë.
Mesfushori i Dortmundit, Jude Bellingham nuk ka kursyer fare kritikat në drejtim të referit kryesor, Felix Zwayer.
“Për mua nuk ishte një penallti. Hummels nuk po e shikonte shikonte topin, ai po “luftonte” për ta rrëmbyer atë. Ju mund të shikoni shumë vendime në lojë. Ju ja besoni këtë ndeshje një referi që ka kurdisur ndeshjen para ndeshjes më të madhe në Gjermani. Çfarë prisni?”, u shpreh 18-të vjeçari.
Arsyeja pse Bellingham u shpreh kështu është për faktin se referi kryesor, Zwayer ishte përjashtuar më parë nga futbolli për gjashtë muaj pasi thuhet se kishte pranuar ryshfet për trukim të ndeshjeve në vitin 2005.
Bellingham konsiderohet si një nga futbollistët më të talentuar nga Anglia.
Ai është paraqitur 13-të herë këtë sezonë në Bundesliga, ndërsa ka regjistruar dy gola dhe pesë asistime.
Pas kësaj fitore, Bayerni tashmë është në kuotën e 34-të pikëve dhe kryeson në Bundesliga.
Kurse, Dortmundi mbetet një pozitë më poshtë, me katër pikë më pak. /Shqip.com