Sport Ndërkombëtar

Bellingham 103 milionë euro, Kroos tallet me Haazardin

Real Madrid ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmund për transferimin e angleze Jude Bellingham. Talenti britanik do t’i kushtojë arkave të klubit madrilen më shumë se 100 milionë euro, saktësisht 103 milionë. Shifër e cila mund të rritet edhe më tej falë bonuseve të përfshira në kontratën e 19-vjeçarit.

Në lidhje me këtë shumë të shpenzuar foli edhe Toni Kroos. Mesfushori gjerman u shpreh se futbolli në ditët e sotme i njeh shifra e tilla, madje nuk ngurroi të “thumbonte” edhe ish-shokun e skuadrës, Eden Hazard. Për lojtarin belg, Kroos theksoi se pavarësisht se klubi shpenzoi 100 milionë euro për të, ai në Madrid dukej sikur ishte me pushime dhe jo për të luajtur futboll.

“Bellingham te Reali për më shumë se 100 milionë euro? Kishim edhe një futbollist tjetër këtu te Real me shifra të përafërta, por ai e vuri në pauzë karrierën e tij sapo mbërriti në Madrid. Nuk bënte asgjë tjetër veçse pushonte. Të them të drejtën ishin shumë para për të dhe tashmë të gjithë thonë se nuk ishte një transferim i ‘goditur’, por le të qëndrojmë pozitivë sa i përket Bellingham.”, ka thënë mesfushori gjerman.

/Shqip.com