Sport Ndërkombëtar

Bellerin – startues ndaj Cadizit

Hector Bellerin

Nga minuta e parë.

Hector Bellerin do të debutojë me fanellën e Barcelonës – si startues – ndaj Cadizit, në takimin që fillon në ora 18:30.

Mbrojtësi spanjoll që u bashkua me katalunasit në ditën e fundit të merkatos së verës – dëshiron ta bind trajnerin me paraqitjen e tij  – dhe sonte e ka mundësinë.

Bellerin do të luaj – në pozitën e tij – si mbrojtës i krahut të djathtë, teksa së bashku me të – në repartin defanziv – do luajnë Pique, Araujo dhe Balde.

Barça – gjendet në vendin e dytë në tabelë, me dhjetë pikë të grumbulluara.

Formacioni startues i Barcelonës

Skuadra katalunase ka arkëtuar tri fitore, është ndalur me një barazim – teksa me humbje nuk është njoftuar ende.

Në anën tjetër – Cadizi mbetet në fund të tabelës, me 0 pikë./Shqip.com