Bellerin – startues ndaj Cadizit
Publikuar:
(10.09.2022 17:46:42)

Nga minuta e parë.
Hector Bellerin do të debutojë me fanellën e Barcelonës – si startues – ndaj Cadizit, në takimin që fillon në ora 18:30.
Mbrojtësi spanjoll që u bashkua me katalunasit në ditën e fundit të merkatos së verës – dëshiron ta bind trajnerin me paraqitjen e tij – dhe sonte e ka mundësinë.
Bellerin do të luaj – në pozitën e tij – si mbrojtës i krahut të djathtë, teksa së bashku me të – në repartin defanziv – do luajnë Pique, Araujo dhe Balde.
Barça – gjendet në vendin e dytë në tabelë, me dhjetë pikë të grumbulluara.
Skuadra katalunase ka arkëtuar tri fitore, është ndalur me një barazim – teksa me humbje nuk është njoftuar ende.
Në anën tjetër – Cadizi mbetet në fund të tabelës, me 0 pikë./Shqip.com