Sport Ndërkombëtar

Bellerin pritet të mungojë tre deri në katër javë

Hector Bellerin

Problemet për Xavi Hernandez po shtohen.

Hector Bellerin do të jetë jashtë fushave të gjelbra për tre deri në katër javë – sipas “Relevo”.

Pra, ai do të mungojë në dy ndeshjet ndaj Interit – në Ligën e Kampionëve – dhe në “El Clasico”.

Teksa – në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se “testet e kryera mëngjesin e sotëm kanë konfirmuar se Hector Bellerin ka një dëmtim të soleusit të majtë. Ai është jashtë dhe rikuperimi i tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij.

I vetmi opsion i Barcelonën – në krahun e djathtë të mbrojtjes mbetet – Sergi Roberto.

Por, Bellerin nuk është i vetmi futbollist i skuadrës katalunase– që ka probleme fizike.

Ronald Araujo, Jules Kounde dhe Frenkie de Jong janë jashtë fushave të gjelbra po ashtu.

I pari do të mungoi dy deri në tre muaj, i dyti rreth 20 ditë, ndërsa i treti do të jetë i gatshëm ndaj Interit.

Barça po kalon në formë të mirë – pasi gjendet në vendin e dytë të La Ligës – me 16-të pikë – vetëm dy më pak se Real Madrid që është lider./Shqip.com