Sport Ndërkombëtar

Bellerini po e pret Barcelonën

Hector Bellerin

Nuk dëshiron të qëndroi në ishull.

Po e pret një telefonatë – për tu kthyer në shtëpi.

Hector Bellerini ka shprehur dëshirën për ta djersitur fanellën e Barcelonës, dhe do e pres skuadrën katalunase për një lëvizje – deri në momentin  e fundit të merkatos – sipas Mundo Deportivos.

Spanjolli – që është prodhim i “La Masias” – ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me Arsenalin dhe do të zbarkonte në “Camp Nou” si lojtar i lirë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte në huazim te Real Betis – në sezonin e kaluar, ku i zhvilloi 23 ndeshje në La Liga në sezonin e fundit– teksa asistoi dy herë.

Katër herë u paraqit edhe në Europaligë – ku gjithashtu regjistroi dy asistime. /Shqip.com