Sport Ndërkombëtar

Bellerin – në radarin e Atleticos

Hector Bellerin

Hector Bellerin dëshiron të qëndrojë në Real Betis.

Por, “Los Verdiblancos” po hezitojnë t’i paguajnë Arsenalit dhjetë milionë euro për të.

Në “skenë” është paraqitur edhe një skuadër e re: Atletico Madrid.

Diego Simeone e sheh Bellerinin si zgjidhje e problemeve për krahun e djathtë të mbrojtjes – sipas Mundo Deportivos.

Që nga largimi i Kieran Trippier prej “Wanda Metropolitanos” – hapësira e tij nuk është mbuluar dot.

Për Bellerinin – një transfer i tillë do të ishte i pëlqyeshëm – sepse do ishte ngritje në karrierë.

Ai do lunate në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm – dhe nuk do të largohej nga Spanja.

27 vjeçari ka zhvilluar 23 ndeshje në La Liga – teksa asistoi dy herë.

Katër herë u paraqit edhe në Europaligë – ku gjithashtu regjistroi dy asistime. /Shqip.com