Ekonomi

Belle Resort, ikona e turizmit në Ballkan dhe Europë, vendi ideal për të kaluar pushimet mes bjeshkëve

Kushte bashkëkohore, ushqim tradicional me tradita shekullore në gatim, peisazhe përrallore si në verë ashtu dhe në dimër ku bora mbulon gjithçka e mikpritja si virtyt dhe detyrë për secilin banor të fshatit turistik, Belle të Deçanit

Të gjitha rrugët të çojnë në Belle Resort, në fshatin turistik Belle të Deçanit! Vendi ideal për apasionuarit e turizmit dimëror dhe jo vetëm. Në Belle Resort i gjen të gjitha nga kushtet bashkëkohore, ushqimi tradicional dhe cilësor me tradita shekullore në gatim, peisazhi mbresëlënëse e bukuri të rralla natyrore dhe mikpritja si askund tjetër! Vendi ideal për pushim e ushqim, rekreacion e argëtim, aty ku të zgjatet jeta! Dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror. Dimri është një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dimërore. Dhe këto i gjeni në Belle Resort të Deçanit. Vendi ku në dimër i gëzohesh rënies së dëborës dhe aktiviteteve të ndryshme, për të kaluar ditë festive jo si ato të zakonshmet.

Destinacion kulturor, historik dhe turistik
Belle në Deçan është një fshat turistik fare pranë Manastirit të Deçanit, një lokalitet kulturor dhe historik, tanimë me vlera të çmuara turistike. Arsyet se pse duhet të vizitoni këtë fshat janë të shumta, ato ndërthuren mes vlerave kulturore, historike dhe turistike si në verë ashtu edhe në dimër. Të gjitha këto i ofron natyra përrallore e Belles dhe Belle Resort, një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Kosovë, Ballkan dhe Europë. Belle e Deçanit ka një peshë historike të rëndësishme mbi supe. Belle i ka rezistuar ndër shekuj shkatërrimeve të armiqve pushtues dhe ka mbrojtur me fanatizëm trashëgiminë iliro-arbërore.

Rrugës për të arritur në Belle Resort, secili vizitor ndeshet me manastirin iliro-arbëror të Deçanit që është i pakrahasueshëm me ndonjë manastir tjetër. Më tej, duke u ngjitur grykës së Deçanit vjen si dallgë deti oshtima e Lumbardhit, ujëvarave, përrenjve dhe krojve që zbresin nga malet me ritualin e tyre që ia rrëmben zemrën secilit vizitor që kaloj këndej pari.

Majat e larta të mbushura me gjelbërimin e pishave shekullore i japin shpirtit qetësi dhe trupit forcë për t’u mbushur me energji të reja. Uji i bekuar dhe shërues i Gushafcit i dëgjuar ndër shekuj, klima e mirë dhe pozita e përshtatshme gjeografike e bëjnë këtë vend sa piktoresk aq edhe madhështor që i ngjan parajsës dhe vendit hyjnor që secili prej nesh e kërkon që kur lind e derisa të vdesë.

Mikpritja në Belle, virtyt dhe detyrë e shenjtë e secilit banor
Në harmoninë e këtij peisazhi me bukuri magjepsëse gjendet Belleja, vendi i begative dhe frymëzimit, i lashtë sa vetë jeta që u kthyen në atraktivitet turistik në origjinën e traditave që mbijetuan në këto treva me mijëra e mijëra vjet. Mikpritja është virtyt dhe detyrë e shenjtë e secilit banor që jeton në këto anë. Gjurmët e kalave, rrugëve të vjetra, kishave dhe disa rrënojave arkeologjike të objekteve të tjera të kthejnë në kohë dhe të freskojnë kujtesën. Kësaj panorame me bukuri përrallore ia shtojnë bukuritë liqejtë lacialë të bjeshkëve tona të cilët të bëjnë ta vizitosh dhe ta duash këtë vend deri në përjetësi. Gjeravica, maja më e lartë e alpeve shqiptare është një mrekulli tjetër për vizitorët dhe turistët që e bën Deçanin, Bellenë dhe bjeshkët tona të adhurohen deri në kult. Këto vende me hise të mëdha në alpet shqiptare i japin nam dhe lavdi mbarë trojeve shqiptare.

Ushqim tradicional bio
“Belle Resort” ju ofron mikpritje e çiltërsi, ushqim tradicional krejtësisht bio, vila të bukura, parkun e aventurave, këndin e lojërave për fëmijë, të cilat gjenden në një ambient ku nuk shteron bukuria kurrë. Përveçse mund të shijoni ushqimet tradicionale, ju mund të shihni bjeshkët e larta e të bukura të cilat ngrihen krenare dhe mbeten dëshmi e gjallë e të gjitha kohërave që kanë kaluar këto anë.

Belle Resort, ikona e turizmit dhe krenaria e Deçanit
Në mesin e këtyre bukurive gjendet Belleja e cila qëndron si zonjë e rëndë kur përkundet e kaluara dhe e tashmja në shekuj që i dhanë këtyre trevave nder e lavdi në të gjitha periudhat e historisë. Është ndër perlat e bjeshkëve tona dhe turizmit në përgjithësi që paraqesin shembullin më tipik të pasurisë shtetërore dhe bukurisë vendore.

Belle Resort, sofra e alpeve shqiptare, krenaria e Deçanit, ikona e turizmit në këto anë iu mirëpret me mikpritje dhe bujari!

Belle Resort, zgjidhja më e mirë – provojeni!

Së paku njëherë në jetën tuaj ta vizitoni Belle Resort dhe do të bindeni përherë!     

/Shqip.com