Rozë Ndërkombëtar

Bella Hadid pranon se ajo qan pothuajse ‘çdo ditë dhe natë’

Bella Hadid

Modelja, Bella Hadid ka  zbuluar se ajo ka qarë pothuajse “çdo ditë” dhe “çdo natë” gjatë viteve të fundit.

Ajo ka postuar disa fotografi që ka bërë duke qarë, ku ka thënë se mediat sociale nuk janë reale.

“Për këdo që ka vështirësi, ju lutemi mbani mend këtë. Ndonjëherë gjithçka që duhet të dëgjoni është se nuk jeni vetëm”, ka shkruar ajo në një mbishkrim të gjatë. “Pra, nga unë te ju, nuk jeni vetëm. Unë të dua, të shoh dhe të dëgjoj”.

Modelja u bëri thirrje ndjekësve të saj që po luftojnë me shëndetin mendor të kujtojnë gjithmonë se ka dritë në fund të tunelit.

“Ka gjithmonë dritë në fund të tunelit, dhe ruleta e trenit gjithmonë ndalon plotësisht në një moment… bëhet më mirë”, vazhdoi ajo.

Hadid gjithashtu shkroi se ajo ka pasur “mjaft mendime të thella dhe dështime” për të ditur se “nëse punon mjaftueshëm për veten, duke kaluar kohë vetëm për të kuptuar traumat, shkaqet, gëzimet dhe rutinën tuaj, gjithmonë do të jeni në gjendje të kuptoni ose të mësoni më shumë rreth dhimbjen tuaj dhe si ta trajtoni atë. Kjo është gjithçka që mund të kërkoni nga vetja”.

Bella e përfundoi postimin e saj duke falënderuar fansat e saj që e dëgjuan të ndante të vërtetën e saj./SHQIP.com