Lajme Botë

Belgjika shteti i parë në botë që vendos karantinë për personat e prekur nga lija e majmunit

Lija e majmunit

Belgjika është bërë vendi i parë që ka vendosur një karantinë të detyrueshme për njerëzit e prekur nga lija e majmunit.

Sipas mediave të belge, personat me simptoma do të duhet të izolohen derisa plagët e tyre të fillojnë të shërohen, gjë e cila pritet të jetë rreth tre javë.

Kështu, Grupi i Vlerësimit të Riskut të Belgjikës (RAG) dhe autoritetet shëndetësore thanë se të infektuarit do të duhet të izolohen për 21 ditë.

Ndryshe, siç është raportuar atje ka pasur një shpërthim të lidhur me një festival homoseksualësh të quajtur Darklands, ku tre pjesëmarrës rezultuan pozitivë.

Lexo edhe:
Lija e majmunit, IKSHPK del me një listë informacionesh për infeksionin e rrallë

Çka është lija e majmunit?

Lija e majmunit është një sëmundje e rrallë virale me origjinë nga Afrika Perëndimore dhe Qendrore, e cila transmetohet përmes kontaktit fizik shumë të ngushtë me një person të infektuar ose kontaktit me tekstile të përdorura nga një person me lisë majmuni.

Virusi mund të transmetohet edhe nëpërmjet pikave të frymëmarrjes ose kontaktit të ngushtë njerëzor, si p.sh. marrëdhëniet seksuale.

Rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët. Shumica e njerëzve shërohen brenda dy deri në katër javë.

Në këtë fazë, rastet e raportuara në Evropë janë kryesisht të lehta dhe nuk ka asnjë vdekje të raportuar./Shqip.com