Sport Ndërkombëtar

Belgjika e nis me këmbë të mbarë Botërorin, fiton ndaj Kanadasë

Belgjika ka fituar me vështirësi përballë Kanadasë në ndeshjen e tyre të parë të Grupit F. Belgjika të mërkurën mbrëma fitoi 1:0 përballë kanadezëve.

Belgjika prinë me tri pikë, Kroacia e Maroku kanë nga 1 pikë, ndërsa Kanadaja në vendin e fundit pa pikë.

Alphonso Davies i Kanadasë kishte rastin për ta zhbllokuar rezultatin në minutën e 11-të, por gjuajtjen e tij nga penalltia e priti portieri Thibaut Courtois.

Golin e vetëm dhe të fitores, Belgjika e shënoi në minutën e 44-t. Realizator ishte Mitchy Batshuayi.

Përfaqësuesja e Belgjikës është në epërsi ndaj Kanadasë pas pjesës së parë. Kjo ndeshje i takon Grupit F dhe rezultati është 1:0 në favor të belgëve pas 45 minutave të parë.

Golin për Belgjikën e shënoi sulmuesi Michy Batshuayi në fund të pjesës së parë.

Ai realizoi në minutën e 44-të pas asistimit të mbrojtësit Toby Alderweireld. Kanadaja ka mundur ta ketë një gol të shënuar në këtë pjesë sikur mos të kishte dështuar nga penalltia Alphonso Davies. Gjuajtjen e tij e priti nga pika e bardhë portiere Thibaut Courtois në fillim të takimit.

/Shqip.com