Bekim Jashari: Masakra e Rezallës është shembull i sakrificës dhe dëshmi se pa sakrificë e gjak nuk ka liri
Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka përkujtuar masakrën e Rezallës, dhe sipas tij ajo është shembull i sakrificës dhe dëshmi se pa sakrificë e gjak nuk ka liri.
Jashari ka shkruar se së bashku me asamblistë, bashkëpunëtorë, veteran e invalid të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e martirëve, kanë bërë homazhe e kanë vendosur lule në Kompleksin Memorial në Rezallë.
“Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit dhe vendit tonë”, ka shkruar ai.
Ish-kreu i Skenderiajt ka thënë se masakra e Rezallës është dëshmi e krimeve dhe gjenocidit që kriminelet serb bënë në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë.
“Respektin e nderimin ndaj të rënëve e dëshmojmë me angazhim maksimal për shtetin tonë, për mirëqenien e qytetarëve e gjeneratave që vijnë”, ka shkruar ai ndër të tjera./Shqip.com