Lajme

Berisha për luftën në Ukrainë: Duhet ta ruajmë entuziazmin për vendin tonë sepse mund të rrezikohemi

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se Ukraina nuk ka nevojë për ndihmë sepse e ka mbështetjen e vendeve  perëndimore.

Sipas Berishës, duhet ta ruajmë entuziazmin për vendin tonë sepse mund të rrezikohemi në çdo moment.

“Ne jemi në bllokun e NATO-s. Orientimi jonë është perëndimor dhe jemi me Amerikën dhe na duhet me marr veprime. Normalisht duhet ta mbrojmë edhe vendin. Unë shoh një entuziazëm të madh të qytetarëve të Kosovës për të shkuar në Ukrainë për të luftuar. Këtë entuziazëm është mirë për të ruajtur për vendin tonë sepse jemi të rrezikuar për vete”, ka thënë ai.

Ndërsa sa i përket Fondit për Siguri, deputeti i AAK-së, i ka ftuar të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në Fondin për Siguri.

Forcat e Sigurisë së Kosovës

“Ai fond është për mbrojtjen e Kosovës, për furnizimin e ushtrisë së Kosovës dhe ushtria ka nevojë për fond ku besoj se duhet të njëqindfishohet në mënyrë që të kemi kapacitet mbrojtës të mjaftueshëm për mbrojtjen e fëmijëve tonë dhe pasurisë tonë. Në zhvillimet që kanë ndodhur mund të ndodhë gjithçka. Situata tani nuk është as në dorën tonë më. Është një luftë që po ndodh atje, një agresion i tmerrshëm që po bënë Rusia ndaj Ukrainës”, ka thënë ndër të tjera Berisha.