Sport Shqiptar

Bekaj: Në Qipro shkojmë për fitore

Kombëtarja e Kosovës do të fillojë edicionin e ri të Ligës së Kombeve me disa përballje mjaft të rëndësishme.

Ndeshja e parë është kundër Qipros dhe zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:00.

Para ndeshjes për Shqip.com ka folur portieri i kombëtares, Visar Bekaj, i cili ka thënë se kundër Qipros kërkojnë tri pikë.

“Normalisht që ne shkojmë për fitore dhe kemi shumë besim se do të kthehemi me tre pikë nga Qipro! Atmosfera është fantastike brenda grupit, po ashtu dhe jashtë! Qëllimet personale kisha me thëne së pari të kemi sukses dhe të dalim të parët në grup, pastaj pse jo të kem edhe minutash në ndonjë ndeshje”, tha ai.

Visar Bekaj – Abc News

Portieri i Tiranës shtoi se përgatitjet me trajnerin e ri po shkojnë shumë mirë.

“Normalisht secili trajner i ka idetë e veta dhe sjell një frymë të re në ekip, por nuk ka qenë shumë e vështire përshtatja. Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe lojtarët duken shumë në formë të mirë dhe po besoj do të dalim me rezultat pozitiv nga Qipro”.

“Dardanët” luajnë ndeshjen e parë më 2 qershor kundër Qipros në udhëtim, për t’u kthyer në pas në “Fadil Vokrri” kundër Greqisë pas tre ditësh dhe Irlandës Veriore më 9 qershor.

Kurse, dueli i fundit për muajin e ardhshëm luhet më datë 12, kundër “Helenëve”./Shqip.com